Instituti D4D organizoi takim ndërmjet të rinjve dhe kandidatëve për kryetar të Pejës

11.09.2017

Të rinjtë/rejat nga komuna e Pejës konsiderojnë të rëndësishme që në qeverisjen e ardhshme lokale kandidatët/et të ofrojnë zgjidhje për problemet e tyre. Këtu duke përfshirë disa nga problemet si mungesën e laboratorëve dhe hapërsirave të leximit në shkolla, mungesë e Qendrës së mjekësisë familjare në Rugovë dhe menaxhimin më të mirë të mbeturinave.

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizoi takimin e radhës ndërmjet të rinjve/rejat me kryetarët/et e degëve, forumet rinore të partive dhe kandidatëve të partive politike për Kryetar/e të Komunës së Pejës për të adresuar problemet e tyre në këtë komunë. Të rinjtë/rejat takuan Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e KosovësBashkim Nurboja nga Lëvizja VETËVENDOSJE!Fatmir Gashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Elton Xhemaili nga Partia Demokratike e Kosovës – PDK.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projekteve që përkrahen nga National Endowment for Democracy dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

 

Shfleto galerinë duke tërhequr fotografinë nga e djathta.