Ftesë për organizatat e shoqërise civile për pranim të praktikantëve dhe shkëmbim personeli

05.04.2016

PEER 2 PEER Learning është një projekt i Institutit Demokraci për Zhvillim-D4D në partneritet me Qendrën për de-politizimin e shoqërisë Kosovare-CDKD, financuar nga USAID-i, përmes Programit Avancojmë Kosovën së bashku-zgjidhje vendore.

Projekti Peer 2 Peer është një projekt i cili zgjatë 10 muaj dhe ka për synim rritje të bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndër etnik, kryesisht në mes të komuniteteve shumicë dhe atyre pakicë të Kosovës. Qëllimi është që të rritet bashkëpunimi dhe të mundësohet transferimi i njohurive si dhe praktikave më të mira, duke krijuar kështu mundësi për bashkëpunim të qëndrueshëm organizativ. Projekti është dizajnuar për ndërtimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimin e anëtarëve të shoqërisë civile dhe për të menaxhuar shkëmbimin e praktikës në mes të organizatave të shoqërisë civile.

Projekti është duke kërkuar aplikacione nga organizatat e shoqërisë civile të Kosovës për të pranuar praktikantë për një periudhë prej gjashtë javësh. Pritet që 30 praktikante/ë nga të gjitha komunitetet në Kosovë, do të sistemohen në OSHC-të lokale. OSHC-të të cilat aktualisht janë duke i zbatuar programet e financuara nga USAID inkurajohen të shprehin interesin e tyre në pranimin e praktikantëve.

Pritet që këto praktika dhe shkëmbime do të krijojnë bazën për OSHC-të për nxitjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të komuniteteve shumice dhe pakicë dhe për të përmirësuar dhe për të forcuar marrëdhëniet midis OSHC-ve të komuniteteve. Organizatat mikëpritëse do të punojnë ngushtë me D4D dhe CDKD për t’u mundësuar praktikantëve një ambient pozitiv të të mësuarit.

Të gjitha OSHC’të e regjistruara të cilat besojnë se ofrojnë:

– një mjedis pozitiv të mësuarit,

– aftësi të reja,

– mundësi për rrjetëzim,

– dhe një mjedis pune shumë gjuhësh (shqipe, serbe dhe angleze)

Për të aplikuar, duhet dërguar një letër shprehje interesimi, së bashku me çertifikatën e regjistrimit të organizatës tek: [email protected], deri me 22 prill, 2016, në orën 16:00.

Nëse keni ndonjë pyetje, ose kërkoni më shumë informata, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni përmes emailit: [email protected] apo përmes telefonit 038 224 143.