Ftesë për oferta

13.11.2017

Ftesë për oferta

Demokracia për Zhvillim (D4D) është organizatë jofitimprurëse e cila për qëllim ka të promovojë një shoqëri aktive dhe të arsimuar, e cila merr pjesë në hapësirën publike dhe e përdor atë për përfaqësim dhe vendim-marrje për të diskutuar dhe ndërtuar konsensus për shpërndarjen e burimeve të cilat janë efiçiente, të shpejta, afat-gjate dhe që sjellin zhvillim të paanshëm.

Përshkrimi i shërbimit/produktit

Demokracia për Zhvillim (D4D) kërkon ofertues/kontraktor/kompani të interesuara dhe të kualifikuara për të ofertuar për produktet/shërbimet në vijim:

  • Zhvillimin e një baze të të dhënave (databazë):
    • Lloji: Databazë Operacionale
    • Të dhënat: Leximi/Shkrimi i të dhënave në Kohë Reale. (OLAP)
    • Qasja: Më shumë se një (1) llogari me mundësi lexim/shkrim në databazë.
  • Laptop ose desktop (7) – Oferta duhet të përmbajë çmimet për të dyjat
    • Softver: Windows 10 Pro (të licensuar), MS Office 2013 ose 2016 (të licensuar)

Dokumentet e kërkuara

  • Oferta teknike – Ofertuesit duhet të përfshijnë orarin e zbatimit dhe cilësinë e propozuar. Ofertuesit mund të aplikojnë për njërën, apo të dyja produktet/shërbimet e shënuara më lartë. Specifikat teknike do të prezantohen në sesionin informues.
  • Oferta financiare – Ofertuesit duhet të paraqesin ofertën financiare origjinale dhe të nënshkruar, së bashku me tri kopje. Oferta financiare duhet të paraqitet në Euro. Ofertuesi duhet të ofrojë çmimet e tij në dy forma, me TVSH dhe pa TVSH. Kontraktuesi është përgjegjës për të gjitha taksat dhe detyrimet tjera në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës.

Ofertat mund të dorëzohen në gjuhën Shqipe, Serbe apo Angleze, në adresën në vijim:

Demokraci për Zhvillim

Zenel Salihu 28, 5/13

Prishtinë 10000, Kosovë

Afati për dorëzimin e ofertave është 24 nëntor 2017. Për detaje rreth produkteve/shërbimeve, ju lutem na shkruani në procurement@d4d-ks.org. Për këtë proces të prokurimit nuk ka formular të veçantë dhe dosje të tenderit, prandaj kompanitë ofertuese janë të lirë të ofertojnë në format të tyre. Oferta duhet të përmbajë një pliko me dokumente origjinale dhe një pliko me kopje.

Vetëm ofertuesit/kompanitë e suksesshme do të kontaktohen.  Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Ambasada Britaneze në Prishtinë, ruajnë të drejtën që të refuzojnë ndonjë apo të gjitha ofertat. D4D poashu rezervon të drejtën për anulimin e kësaj procedure të ofertimit në çdo kohë, pa ndonjë përgjegjësi nga ana e saj.


E gjithë procedura e vlerësimit është konfidenciale. Vendimet e Komisionit për Vlerësim merren në grup dhe mbledhjet mbahen në seancë të mbyllur. Anëtarët e Komisionit për Vlerësim janë të obliguar të mbajnë fshehtësinë. Raportet e vlerësimit dhe të dhënat e shkruara janë vetëm për përdorim zyrtar dhe nuk mund t’i komunikohen ofertuesve apo ndonjë pale tjetër përveç D4D-së dhe Ambasadës Britaneze.