Ftesë për oferta për platformë online

14.11.2017

Ftesë për oferta për platformë online

Demokracia për Zhvillim (D4D) është organizatë jofitimprurëse e cila për qëllim ka të promovojë një shoqëri aktive dhe të arsimuar, e cila merr pjesë në hapësirën publike dhe e përdor atë për përfaqësim dhe vendim-marrje për të diskutuar dhe ndërtuar konsensus për shpërndarjen e burimeve të cilat janë efiçiente, të shpejta, afat-gjate dhe që sjellin zhvillim të paanshëm.

Përshkimi i shërbimit/produktit

Demokracia për Zhvillim (D4D) kërkon ofertues/kontraktues/kompani të interesuara dhe kualifikuara për të ofertuar për produktin/shërbimin në vijim:

Platformë interaktive online

Specifikat teknike mund të kërkohen në email adresën procurement@d4d-ks.org.

Dokumentet e kërkuara

  • Oferta teknike – Ofertuesit duhet të përfshijnë orarin e zbatimit dhe cilësinë e propozuar;
  • Oferta financiare – Ofertuesit duhet të paraqesin ofertën financiare origjinale dhe të nënshkruar, së bashku me tri kopje. Oferta financiare duhet të paraqitet në Euro. Ofertuesi duhet të ofrojë çmimet e tij në dy forma, me TVSH dhe pa TVSH. Kontraktuesi është̈ përgjegjës për të gjitha taksat dhe detyrimet tjera në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës. Ofertuesi duhet të paraqes çmimin për emrin e domainit dhe atë për hosting, sigurinë dhe mirëmbajtjen e domainit.

Ofertat mund të dorëzohen në gjuhën Shqipe, Serbe apo Angleze, në adresën në vijim:

Demokraci për Zhvillim
Zenel Salihu 28, 5/13
Prishtinë 10000, Kosovë

Afati për dorëzimin e ofertave është 28 nëntor 2017. Një sesion informues për të gjithë të interesuarit do të mbahet me datën 20 nëntor 2017 në ora 14:00, në zyret e D4D-së në adresën e lartëshënuar. Për të konfirmuar pjesëmarrjen dërgoni një email në adresën procurement@d4d-ks.org me titull “sesioni informues për platformë”. Për këtë proces të prokurimit nuk ka formular të veçantë dhe dosje të tenderit, prandaj kompanitë ofertuese janë të lirë të ofertojnë në format të tyre. Oferta duhet të përmbajë një pliko me dokumente origjinale dhe një pliko me kopje.

Vetëm ofertuesit/kompanitë e suksesshme do të kontaktohen.  Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Ambasada Holandeze në Prishtinë, ruajnë të drejtën që të refuzojnë ndonjë apo të gjitha ofertat. D4D poashu rezervon të drejtën për anulimin e kësaj procedure të ofertimit në çdo kohë, pa ndonjë përgjegjësi nga ana e saj.

E gjithë procedura e vlerësimit është konfidenciale. Vendimet e Komisionit për Vlerësim merren në grup dhe mbledhjet mbahen në seancë të mbyllur. Anëtarët e Komisionit për Vlerësim janë të obliguar të mbajnë fshehtësinë. Raportet e vlerësimit dhe të dhënat e shkruara janë vetëm për përdorim zyrtar dhe nuk mund t’i komunikohen ofertuesve apo ndonjë pale tjetër përveç D4D-së dhe Ambasadës Holandeze.