Drejtësia zgjedhore – mësimet e nxjerra nga zgjedhjet lokale 2013 (Ferizaj)

16.04.2014

Instituti Demokraci për Zhvillim, ka filluar ciklin e tryezave “Drejtësia zgjedhore – mësimet e nxjerra nga zgjedhjet lokale 2013”. Qëllimi i këtyre tryezave është të bëhet një evaluim i mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale 2013 për të parë përmirësimet e bëra në krahasim me zgjedhjet e mëhershme si dhe për të nxjerrë rekomandime që do të kishin ndikim pozitiv në mbarëvajtjen e zgjedhjeve nacionale 2014. Tryezat do të mbahen në shtatë qendrat regjionale të Republikës së Kosovës, ndërsa tryeza e pare e këtij cikli u mbajt me 2 prill 2014 në komunën e Ferizajt. Në këtë tryezë ishin të ftuar përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Policisë së Kosovës (PK), Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Komisioneve Lokale Zgjedhore (KZK), partive politike, shoqërisë civile dhe akterë tjerë të rëndësishëm.

Gjate tryezës u tha së memorandumi i nënshkruar nga KGJK, KPK, PK, PZAP dhe KQZ para zgjedhjeve lokale 2013 ka qenë shumë i suksesshëm dhe ka pasur ndikim pozitiv në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. U potencua së pavarësisht disa incidenteve të vogla gjatë ditës së zgjedhjeve, nuk është ngritur asnjë aktakuzë në komunën e Ferizajt. Gjithashtu u tha së kodi i ri penal ka krijuar hapësira më të madhe për ndjekjen e shkelësve të ligjit në lidhje me zgjedhjet pasi që tani me këtë kod janë të sanksionuara 11 vepra penale përderisa ligji i vjetër parashihte vetëm 4 vepra penale lidhur me zgjedhjet.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin të mendimit se një memorandum i tillë duhet të nënshkruhet edhe para zgjedhjeve nacionale 2014 pasi që memorandumi i mëparshëm ishte nënshkruar vetëm për zgjedhjet lokale 2013. Gjithashtu pjesëmarrësit dhanë një numër rekomandimesh që do të mund të kishin ndikim pozitiv në mbarëvajtjen e zgjedhjeve nacionale 2014.