Diskutime ‘Agora’ për mobilitetin e fuqisë punëtore

20.06.2018

Sot, D4D, nisi një seri të diskutimeve Agora me tematikën e mobilitetit të fuqisë punëtore. Përgjatë diskutimit vazhdimisht u theksua se jetesa në vendet perëndimore nuk është ashtu siç perceptohet dhe më shumë ia vlen investimi në vete dhe zhvillimi i aftësive për t’u përdorur në Kosovë, sesa një punë e zakonshme në Perëndim. Shkathtësitë janë të nevojshme në çdo vend, dhe mundësitë për të zhvilluar këto shkathtësi ekzistojnë në Kosovë. Jehona Gjurgjeala, Liza Gashi, dhe Fatmir Salihu ndanë eksperiencat e tyre jetësore për të u përgjigjur në pyetjen se sa ja vlenë të jetosh dhe veprosh në Kosovë. Folësit/et treguan që jo gjithmonë vetëm arritja në një vend jashtë mjafton për t’u zhvilluar, dhe jo gjithmonë mllefi mjafton për të përmirësuar gjendjen. Migrimi qarkor, apo lëvizjet e fuqisë punëtore nga një vend në tjetrin, jo domosdoshmërisht janë të dëmshme. Jehona Gjurgjeala dhe Liza Gashi, të dyja duke pasur karrierë jashtë vendit, treguan rrugëtimin e tyre dhe se si e kanë parë gjithmonë vetën duke u kthyer në Kosovë. Fatmir Salihu, përmes programit të bursave, ka parë të rinjë e të reja që kanë studiuar jashtë dhe tani kanë arritur të krijojnë storie suksesi.

Ky aktivitet është i mbështetur nga GIZ/DIMAK