D4D organizoi punëtori dy-ditore me të rinj/reja në kuadër të projektit “Voto për Demokraci”

25.09.2017

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), me datat 23 dhe 24 shtator organizoi punëtori dy ditore lidhur me edukimin e votuesve të rinj. Gjatë këtyre dy ditëve, të rinj dhe të reja nga komuna e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Kamenicës, Ferizajit, Prishtinës, Mitrovicës Jugore, MItrovicës Veriore, Skenderajt dhe Gjilanit, paten rastin të mësojnë dhe trajnohen për proceset demokratike dhe pjesëmarrjen në zgjedhje. Pjesëmarësit janë informuar në detaje lidhur me procesin zgjedhor në Kosovë, sistemin zgjedhor, rolin e KQZ-së, rolin e TMZ-ve (Trupat Menaxhuese Zgjedhore), funksionimin e qeverisjes lokale dhe rolin e partive politike.

Për të gjithë pjesëmarrësit e puntorisë, është simuluar procesi i regjistrimit të partive politike, kandidimi i subjekteve politike, fushata zgjedhore, dita e zgjedhjeve dhe procesi i numërimit në vendvotim.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit Voto për Demokraci, mbështetur nga ambasada Gjermane në Kosovë.