D4D në Panairin e OJQ-ve

23.06.2015

D4D morri pjesë në panairin e OJQ-ve në Prishtinë. Panairi zgjoi interesim tek njerëzit e fushave dhe intereseve të ndryshëm. Intereset kryesore në publikimet tona ishin rreth çështjeve aktuale në Kosovë. Sa kushton patriarkati dhe Busulla ideologjike e kosovës – hartë e orientimit të partive politike zgjuan interesin më të madh.

 

Një shqetësim i shprehur ishte që shoqëria në përgjithësi ka qenë e painformuar rreth punës së OJQ-ve dhe nëse këto kanë pasur ndonjë impakt ose kanë arritur të bëjnë ndonjë ndryshim. Për këtë arsye duhet të rrisin paraqitjet dhe të përforcojnë përfshirjen e publikut.

 

Disa nga kërkesat e publikut ishte fokusimi në hulumtime për politika sociale dhe në edukim.