Animacion – Qeverisje e mirë për komunë të zhvilluar

21.05.2018

Qeverisja e mirë është parakusht për shoqëri të zhvilluar dhe demokratike. Qeverisja e mirë nënkupton llogaridhënie, transparencë, përgjegjësi, e mbi të gjitha pjesëmarrje të gjerë te qytetarëve në vendimmarrje. Proceset e duhura të marrjes dhe zbatimit të vendimeve ndjekin parimet e qeverisjes së mirë, ashtu që ato të sjellin rezultate më të mira për komunat dhe qytetarët e tyre. Të kuptuarit e parimeve të qeverisjes së mirë nga të gjithë, si nga qytetarët ashtu edhe nga zyrtarët komunal është hapi i parë drejt këtij procesi.

Ky animacion u krijua në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, i cili implementohet nga D4D, me mbështetje nga Ambasada Holandeze në Kosovë.